Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projekt-kodin e procedurës Penale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Vazhdimi i seancës tjetër plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT" mban ditën e dytë të konferencës për adresimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), lanson raportin "Pse nuk po funksionojnë inspektimet?"(Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

ADMOVERE organizon forumin e diskutimit «Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP). (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00 - 12:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon raportin “Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë ora 10:00-12:00)

Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF) organizon fushatën “PërSHËNDETje” enkas për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës-FSK. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 11:00-14:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA mban konferencë për shtyp. (Para ndërtesës së Fakultetit Filozofik Prishtinë, ora 10:45)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të mbajë konferencën “Politikat miqësore për familjen dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe social“. (Hotel International Prishtina, ora 10:30 – 13:30)

Teach For Kosova organizon marshin me moton "Të gjithë jemi të barabartë" me nxënësit e ShFMU "Selman Riza" në Fushë-Kosovë. (Marshi nis nga ShFMU "Selam Riza", ora 13:00)

Kryeministri Albin Kurti do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit rom për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) do të mbajë konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe kompensim të dëmit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat