A duhet Kosova t’i dëbojë priftërinjtë serbë, spiunë të KOS-it dhe të BIA-s së Beogradit? / Ata janë fajtor edhe për krimet masive

Aktuale

A duhet Kosova t’i dëbojë priftërinjtë serbë, spiunë të KOS-it dhe të BIA-s së Beogradit? / Ata janë fajtor edhe për krimet masive

Nga: Idriz Morina Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:03
Pamje nga zhvarrimi i shqiptarëve të vrarë masivisht nga forcat serbe të ndihmuara nga Kisha serbe

Njohësi i shkëlqyeshëm i çështjeve ballkanike dhe Kosovës, një mik i shqiptarëve, amerikani David Filips, në një reagim të tij dhënë për “Bota sot”, ka kërkuar që Kosova t’i dëbojë përfaqësuesit e Rusisë në misionin në Kosovë, të ashtuquajturit diplomat, pasi sipas tij, ata janë spiun të Shërbimit të Sigurisë Ruse, GRU-së.

Një ide shumë joshëse, dhe që ia vlen të diskutohet nga institucionet përkatëse në Kosovë. Lufta me Rusinë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, edhe sipas meje është një luftë e të mirës kundër të keqes, e civilizimit Perëndimor, kundër diktaturës dhe autokracisë dhe totalitarizmit rus, Lindor.

Priftërinjtë serb ndihmuan krimet shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kjo ide e tij, më çoi mua tek një ide që duket më substanciale (pa hequr dorë as prej të parës) për ta ndihmuar dhe zhvilluar Kosovën, dhe për ta evituar një ndikim të fuqishëm negativ të Serbisë dhe shërbimeve të saj të fshehta në Kosovë!

A duhet që Kosova t'i dëbojë priftërinjtë serbë, që janë spiunë të KOS-it dhe të BIA-s serbe?

A duhet të hetohen këta, edhe priftërinjtë si Sava Janjiç, të cilët e kanë ndihmuar ose mund ta kenë ndihmuar dhe bashkëpunuar Serbinë dhe regjimin e Milosheviçit në kryerjen e krimeve në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm?

Image
Gjukanoviç gjatë vizitës në Kosovë, në sfond piktura me motive shqiptare dhe ilire, e prehistorike

Se kush janë priftërinjtë serb, a nuk e tregoi saktësisht presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kur u pyet se çfarë duhet të ndodhë me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktor të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë për RTCG, Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç.

Ajo që thotë Gjukanoviç duhet të kuptohet si dëshmi, sepse ky ishte në krye të institucioneve të Malit të Zi, nga viti 1991 kryeministër 16 vite, dhe tashmë katër vjet president.

Pra, ai ishte në detyrat më të larta edhe kur ndodhi lufta në Kosovë, si president i Republikës së Malit të Zi, pjesë e si thuhej Jugosllavisë së mbetur.

Po ashtu ai ishte në krye të Malit të Zi, si kryeministër edhe në luftërat në Kroaci e në Bosnje.

Ai gjithashtu ishte edhe kundër shqiptarëve, dhe shqiptarët kanë vazhduar të ikin nga ky vend, dhe të tjerët të asimilohen në Mal të Zi në malazez e boshnjak, për shkak të politikave të ashpra ndaj tyre.

Pra, për më shumë se 30 vjet në politikë, dhe gati po aq në krye të Republikës, ai ka siguruar informacione kredibile, dhe duke qenë president aktual ka informacione të vazhdueshme për rolin dhe portretet e priftërinjve ortodoks, veçanërisht atyre serb.

Një operacion i vështirë

Kjo dëshmi e Gjukanoviçit është alarm edhe për BE-ne dhe SHBA-të dhe duket ta respektojnë duke i dhënë një përgjigje të merituar Serbisë dhe kishës së saj, duke e mbështetur të drejtën e autoqefalisë në Mal të Zi, por edhe krijimin e saj në Kosovë.

Në këtë kontekst, paraprakisht duhet të bëhet spastrimi i kishave dhe manastireve nga priftërinjtë, që ishin dhe janë në shërbim të regjimit kriminal serb, dhe gjenocidit të ushtruar nga shteti serb në Kosovë.

Institucionet e sigurisë duhet të sigurojnë informacione të mjaftueshme, dhe t’i kërkojnë kishave dhe manastireve largimin nga detyra të priftërinjve që janë infiltruar në shërbime, dhe që vetëdijshëm, kanë shkelur detyrat dhe obligimet prej besimtari.

Ky është një operacion i vështirë që don vendosmëri, guxim politikë, dhe që don kohë, por duhet të fillojë të ndodhë. Të gjithë atyre priftërinjve që kanë kryer shërbime për inteligjencën serbe, qoftë atë ushtarake, KOS-in apo atë të BIA-s, duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë me qëllim të ushtrimit të atij profesioni.

Serbia, në vazhdimësi e ka shfrytëzuar rrjetin kishtar ortodoks si një makinë propagandistike, duke krijuar probleme, intriga e mashtrime, duke dëmtuar kisha e varreza, për t’i fajësuar shqiptarët më pas, se kinse si mysliman nuk i duan serbët për shkak të fesë së tyre, prandaj atyre duhet dhënë pushtet dhe fuqi për t’i mundur deri në zhdukje të shqiptarëve mysliman!

Më së miri e shfrytëzoi këtë propagandë Serbia kur vetë ia vuri flakën kishave ortodokse, qoftë duke e realizuar këtë nga njerëz të saj, qoftë nga njerëz të paguar, në trazirat e marsit të vitit 2004.

Nëpërmjet kësaj lufte speciale, ia arriti që serbët t’i paraqiste si viktima të shqiptarëve, sigurisht të ndihmuar edhe nga shërbime të tjera armiqësore ndaj Kosovës, dhe duke pasur edhe ndihmën e bandave shqiptare të udhëhequra nga bashkëpunëtorë të Serbisë.

Kjo makineri propagandistike duhet të marrë fund.

Nuk mjafton vetëm dëbim i diplomatëve rus siç kërkon  Filips, pa e dëbuar armatën e propaganduesve të programeve serbo-ruse, e mbështjellur me veladonin kishtar!

Image
Eksperti amerikan David Filips

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat