“Koha kur Hashim Thaçi ishte truprojë e Nanos”/ Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit reagon pas publikimit të kësaj fotografie

Aktuale

“Koha kur Hashim Thaçi ishte truprojë e Nanos”/ Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit reagon pas publikimit të kësaj fotografie

Nga: P.R Më: 21 korrik 2022 Në ora: 18:51
Në fotografi shihet Fatos Nano bashkë me disa figura të tjera të politikës shqiptare në banesën e Xhavitit Halitit në Zvicër në vitin 1992.

Në media është publikuar një fotografi ku shihet Fatos Nano bashkë me disa figura të tjera të politikës shqiptare në banesën e Xhavitit Halitit në Zvicër në vitin 1992.

E këtë foto, në profilin e tij në facebook e ka shpërndarë edhe Sefedin Krasniqi, ish bashkëpunëtor i Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

“Kjo është koha kur Hashim Thaçi ishte truprojë e Nanos. Kjo është koha kur PS (PP) vendosi t’a ngris ngadalë LPK-në për t’a goditur LDK dhe institucionet qe dolën pas Kushtetutës se Kaçanikut. Fillimisht është punuar për variantin A, që kishte për qellim kyçjen e LPK-së në të gjitha degët e nëndegët e LDK-së në Perëndim. Pasi formuan Fondin Gjithëkombëtar që kishte për qellim udhëheqjen e tij 6 muaj LDK e 6 muaj LPK. Pasi në këtë fond LPK s’pagoi asnjë cent, u prish marrëveshja”, shkruan Krasniqi.

“Në vazhdim PS (PP) për të ardhur ne pushtet e mobilizoi LPK-në dhe kulmoi shkatërrimi i Shqipërisë në vitin 1997. Ndihmës kryesor e kishin Millosheviqin, i cili, kur filloi lufta bëri marrëveshje me Nanon që mos të lejojë mobilizimin dhe kyçjen e oficerëve shqiptarë të ish-Jugosllavisë. Tjerat dihen…”, ka shkruar Sefedin Krasniqi, ish bashkëpunëtor i Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat