E vërteta rreth shtatores së Sami Lushtakut në Skenderaj

Aktuale

E vërteta rreth shtatores së Sami Lushtakut në Skenderaj

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:26
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka folur për raportimet për ngritjen e shtatores së nënkryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku.

Ai tha se bëhet fjalë për një fotografi të vjetër, ku është edhe Lushtaku.

Kjo fotografi, sipas Nurës, do të skalitet në bronz në vendin ku është shkrepur.

“Kjo është diçka e pavërtetë e madhe. Një ide ka qenë më herët sa i përket një projekti të tille, nuk ka të bëjë fare me z. Lushtakun individualisht, është një projekt që e kemi në kuadër të programit qeverisës sa i përket trashëgimisë historike dhe kulturës sonë të të kaluarës, e që ka të bëjë pikërisht me fotografinë e cila njihet për opinionin publik, të cilën mendojmë ta skalisim në bronz pikërisht në vendin ku është shkrepur ajo fotografi dhe vlerësoj që do të jetë një monument i cili do ti qëndroj kohës dhe reflekton një pjesë të historisë sonë kombëtare për çlirimin e vendit. Nuk ka të bëjë as me z. Lushtakun as me qytetin e Skenderajt, por me vendin ku është shkrep fotografia”, tha Nura në “Frontal”.

Nura tha se kjo ide nuk ka qenë e Lushtakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat