Ramiz Kelmendi ua rrit pagat punëtorëve, kostoja vjetore 947 mijë euro

Aktuale

Ramiz Kelmendi ua rrit pagat punëtorëve, kostoja vjetore 947 mijë euro

Nga: N. Sh. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:29
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni dhe ish deputeti i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se nga ky muaj “Elkos Group”, ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit.

Ai ka shkruar në një postim në Facebook se, rritja të cilën e ka aplikuar ka koston vjetore prej 947 mijë eurove.

Klemendi është shprehur i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton serish ekonominë dhe buxhetin familjarë.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që ‘Elkos Group’ nga ky muaj ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe disa nivelizime dhe barazime në përqindje nga 8% deri 10%.

Me këtë rast së pari i falënderojë familjarët koleg, stafin menaxhues për rezultatet e arritura.

Rritja të cilën e kemi aplikuar në rrumbullakësim vjetor ka koston e 947 mijë eurove. Jam i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton seriozisht ekonominë dhe buxhetin familjarë.

Koleg të dashur, rritjen e shpenzofshit me shëndet.

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat