AAK propozon rritje pagash prej 30% në sektorin publik

Aktuale

AAK propozon rritje pagash prej 30% në sektorin publik

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:52
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka gënjyer zyrtarët publikë lidhur me Ligjin për Paga.

Nga AAK kanë thënë se si Grup parlamentar do të propozojnë një amendament për Projektligjin për buxhetin e vitit 2023.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se do të kërkojnë rritje të pagave për zyrtarët publik në të gjitha nivelet për 30 përqind, përveç të emëruarve politikë.

“Sot dhe nesër do të kemi disa konsultime me ekspertë të brendshëm, nesër edhe me sindikata për të adresu dy çështje me rëndësi. Qeveria e Kosovës i ka gënjyer zyrtarët publikë duke thënë se do të sjellë Ligjin për Paga dhe nuk e ka sjellë.

Ky është një ndër mashtrimet më të mëdha që kjo Qeveri iu bën 80 mijë familjeve. Është e pakuptimtë, e padrejtë, joserioze dhe e papërgjegjshme me e pasë këtë qasje kjo Qeveri.

Ne kemi marrë vendim që të prezantojmë një amendament në këtë buxhet që lidhet drejtpërdrejt me nevojën për ngritje lineare të pagave për zyrtarët publik në të gjitha nivelet për 30 përqind përveç të emëruarve politikë, tjerët pa dallim të kenë ngritje të pagave për 30 përqind”, ka thënë Besnik Tahiri nga AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat