Biznesmeni llapjan kanoset me granatë në veturë: “Më kërcënuan, si lloj haraçi”

Aktuale

Biznesmeni llapjan kanoset me granatë në veturë: “Më kërcënuan, si lloj haraçi”

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Benjamin Kutleshi

Të dielën në orët e hershme të mëngjesit, biznesmeni Benjamin Kutleshi ka gjetur një granatë dore në veturën e tij.

Kutleshi ka bërë me dije se granata nuk ka shpërthyer.

Ai ka thënë se për të vendosja e granatës në veturë ka të bëjë me kërcenim derisa e ka lidhur me kërkim të haraçit.

“Nuk ka eksploduar vetëm si një kërcenim si lloj haraçi. Lloj haraçi a çka po di unë.Po presim prej organeve te drejtësisë se çka po del”.

Biznesmeni, Benjamin Kutleshi sipas ARBK-së është pronar i biznestit “Tuana&Alea SH.P.K”.

Policia e Kosovës,  në raportin 24 orësh ka njoftuar të hënën se është bërë tërheqja e mjetit të dyshimtë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur një mjet shpërthyes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë tërheqja e mjetit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin si më lartë i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit të cilët kanë filluar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat