Barani jep detajet e fundit për barrikadat: Ҫetnikët serbë po i vendosin në zonat ku nuk qarkullojnë shqiptarët

Aktuale

Barani jep detajet e fundit për barrikadat: Ҫetnikët serbë po i vendosin në zonat ku nuk qarkullojnë shqiptarët

Nga: H.O. Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 20:40
Halit Barani

Halit Barani, kryetar i KMLDNJ në Mitrovicë, përmes një postimi në Facebook, ka informuar qytetarët se si kriminelët serbë kanë vendosur një barrikadë tek Kroi Vitakut.

Ai thotë poashtu se edhe një barrikadë është vendosur në drejtim të Zveҫanit nga Qabra, duke vendosur barrikadën në një zonë ku nuk ka fare qarkullim të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Sa për informim të atyre që nuk e kan iden as ku është, Kroi i Vitakut ku është vendosur një barikad nga  banditët kriminel çetnik serb, ata kanë barikaduar veten sepse lagjën "Kroi i Vitakut "-Mitrovicë-Dardanai nuk kanë mundësi t'i barikadojnë shqiptarët. Poashtu kur bahet fjalë për një barikadë në drejtim të Zveçanit nga Qabra, ata që po vendosin barikada nuk kanë absolutisht lidhje me teritore të pjesës së okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës nga se vendosin barikada atje ku fare nuk ka qarkullim, lëvizje të shqiptarëve. KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, reagon ashpër dhe njëkohësisht i dënon veprimet e shkurtpamsve kriminel çetnik serb të cilët nuk janë duke ditur se çfarë po veprojnë...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat