Sindikatat e punëtorëve hatërohen pas takimit të Hykollit me Kurtin

Aktuale

Sindikatat e punëtorëve hatërohen pas takimit të Hykollit me Kurtin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 21:07
Atdhe Hykolli dhe Albin Kurti

Katër rreshta komunikatë e dy fotografi, trazuan sindikatat në vend.

Qeveria njoftoi se kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, mirëpriti votimin e Ligjit për Paga e atij për Zyrtarë Publikë në takim më kryeministrin të premten.

Kjo hatëroi 5 shoqata sindikale që po akuzojnë Hykollin se po takohet i vetëm e për interesa personale me shefin e qeverisë.

Sipas Mursel Zymberit nga Sindikata e Shërbyesve Civilë, edhe gjatë grevës në shtator, i pari BSPK-së vepronte krye në vete, për çka duan që ai të japë dorëheqje.

E bashkëpunëtorët e kryesindikalistit mohojnë pajtimin e tij me këto dy ligje, por se mund të jetë keqinterpretuar nga Qeveria.

Klani e pati të pamundur të kontaktojë Atdhe Hykollin gjatë së dielës për ligjet që po vlerësohet se diskriminojnë Administratën Publike, por edhe për takimin e para dy dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat