Ish-diplomati serb jep “dy skenare” të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, paralajmëron “një lloj Dejtoni”

Aktuale

Ish-diplomati serb jep “dy skenare” të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, paralajmëron “një lloj Dejtoni”

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:33
Ish-diplomati serb, Sreçko Gjukiç

Perëndimi mund të ndryshojë metodologjinë e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse vazhdon mospajtimi në gjithçka, beson ish-diplomati serb, Sreçko Gjukiç, derisa gjërat i sheh në dy skenare të mundshme në vazhdimin e dialogut.

Njëra është “shuttle diplomacy” intenzive ku negociatorët udhëtojnë intenzivisht në bisedime individuale mes palëve, dhe tjetra, siç thotë ai, “e mirënjohur në këto zona të Ballkanit”, është të bëhet “një lloj Dejtoni”.

“E para ‘shuttle diplomacy’ intenzive ku zyrtarët e BE’së dhe ShBA’së ndërmjetësojnë mes Beogradit dhe Prishtinës gati se çdo ditë. Dhe, e dyta, është të ketë një skenar ku zyrtarë të Beogradit dhe Prishtinës të shkojnë në Bruksel ose qytet tjetër evropian ose në ShBA, për të nisur negociata nga ku nuk do të kthehen derisa të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Sreçko Gjukiç.

“Ka shumë supozime të vjetra së Perëndimi do të ndryshojë metodologjinë e negociatave sepse nëse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbetet si më parë, do të kemi, në rend të parë, tentime që palët të ulen në tryezë çdo dy muaj. Në anën tjetër, ata  nuk pajtohen për asgjë, dhe në të njëjtën kohë, krijohen kriza të reja vazhdimisht”, ka thënë ai për median serbe “Blic.rs”.

Situatën në mes Kosovës dhe Serbisë, Gjukiç e vlerëson të njëjtë me krizën në Bosnje dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

Planin franko-gjerman, Gjukiç e sheh “të favorshme për Serbinë” në pjesën ku i referohet ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

“Atë pjesë veçanërisht do ta pranoja që i referohet ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore. Pjesën tjetër do ta negocioja, veçanërisht sepse nuk na kërkohet ta njohim Kosovën ose t’ia hapim derën për në OKB. Kam frik se nëse nuk e pranojmë këtë propozim, oferta e rradhës do të jetë më e keqe sipas parimi ‘merre ose lëre’”, ka thënë  Gjukiç.

Plani franko-gjerman, përmbajtja e të cilit ende nuk është bërë publike, thuhet t’i rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas Kartës së OKB’së, ngjashëm me atë të modelit të Dy Gjermanive të vitit 1972, përkatësisht Marrëveshjen Bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat