Meta: Kam shtuar peshën në pozitë se opozita është jofunksional

Aktuale

Meta: Kam shtuar peshën në pozitë se opozita është jofunksional

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:09
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, në edicionin festiv të emisionit Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se tashmë ka shtuar pak peshë në pozitë, për shkak se, siç tha, opozita është jashtëzakonisht jo funksionale sa duhet dhe se kështu pozitës po ia jep komoditetin.

“Si duket këta të tretë janë mësuar të qëndrojnë shumë në pushtet dhe nuk e dinë mirë se si bëhet opozita”, u shpreh me humor Meta për përfaqësuesit e opozitës të pranishëm në studio.

Ai po ashtu zbuloi se qëndron relativisht mirë me vallëzimin dhe se i pëlqejnë vallet tona shqiptare.

“Janë jashtëzakonisht të preferuarat për mua dhe kur të jem në ndonjë ambient, po të dëgjoj atë lloj muzike, e kam shumë problem të qëndroj ulur”, theksoi deputeti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat