Tha se Kosova i ka siguruar votat për Këshill të Evropës, Von Cramon i reagon Ahmetit

Aktuale

Tha se Kosova i ka siguruar votat për Këshill të Evropës, Von Cramon i reagon Ahmetit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 14:26
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka komentuar lidhur me mundësinë që shtetet mosnjohëse të Kosovës të votojnë për pranimin e saj në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

E politologu Jasmin Mujanoviq, ka thënë se është interesante të shihet se si do të votojnë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, thotë se Qeveria ka siguruar mjaftueshëm vota që të pranohet në Këshillin e Evropës. Do të ishte arritje e madhe diplomatike për Prishtinën, nëse është e saktë. Nëse ky zhvillim rezulton në votim formal në Këshill, atëherë do të ishte veçanërisht interesant për të parë si votojnë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, por edhe Ukraina e Bosnja”, ka shkruar Mujanoviq në Twitter.

E Von Cramoni është përgjigjur për këtë mundësi.

“Shumica e tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk do të marrin pjesë në votim apo në rastin më të keq do të votojnë kundër. Kjo është së paku ajo që kam dëgjuar”, ka shkruar Von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat