Musliu me Lushtakun shkojnë në Vukovar të Kroacisë: Me Skenderajn ndajnë fatin e ngjashëm të shkatërrimeve të rënda të luftës

Aktuale

Musliu me Lushtakun shkojnë në Vukovar të Kroacisë: Me Skenderajn ndajnë fatin e ngjashëm të shkatërrimeve të rënda të luftës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:51
Foto nga takimi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku kanë vizituar qytetin e Vukovarit në Kroaci.

Siç thotë ajo “Vukovari dhe Skenderaj janë emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë”.

Musliu shton se “Vukovari dhe Skenderaj, janë po ashtu dy qytete që u ringritën nga hiri për të jetuar dhe për tu zhvilluar të lira”.

“Në takim u shkëmbyen përvoja në lidhje me zhvillimin dhe rindërtimin e qyteteve pas vuajtjeve të luftës, duke pasur parasysh faktin se Vukovari dhe Skënderaj ndajnë një fat të ngjashëm të shkatërrimeve të rënda të luftës”, thekson tutje deputetja.

Shkrimi i plotë:

Te jetë  emocionuese dhe mbreslënëse vizita në Vuukovar.

Vukovari dhe Skenderaj janë emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë.

 Janë dy qytete të cilat konsiderohen si shtylla kurrizore të rezistencës, guximit dhe heroizmit për vendin dhe kombin e tyre.

 Vukovari dhe Skenderaj, janë po ashtu dy qytete që u ringritën nga hiri për të jetuar dhe për tu zhvilluar të lira.

Bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku, me Drejtorin për Kultur Rini e Sport Alban Berisha qendruam për vizitë në Komunen e Vukovarit ku u mirëpritem nga Kryetari i Komunës,Prof. Ivan Penava, Zevendes Kryetar Filip Shushac. Këtë vizite e bënë të veqant me shoqerimin e tyre edhe Kryetari i Unionit të Shqiptarve në Kroaci . Esad Qollaku, Komandanti Jetullah Geci, Kamandant Shkupi, Gjeneral Gjevahir Geci, Tom Kaçinari, kryetar i Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së Atdheut, Gani Zahiti, kryetar i Shoqates se Shqiptarëve të Qarkut Osijek-Baranja dhe Klaudija Boras, fëmijë i një luftetari të rënë dhe të zhdukur të Vukovarit, nga komuniteti shqiptar.

Në takim u shkëmbyen përvoja në lidhje me zhvillimin dhe rindërtimin e qyteteve pas vuajtjeve të luftës, duke pasur parasysh faktin se Vukovari dhe Skënderaj ndajnë një fat të ngjashëm të shkatërrimeve të rënda të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat