I ulur në karrocë, Kurti takohet me përfaqësuesit e Handikosit

Aktuale

I ulur në karrocë, Kurti takohet me përfaqësuesit e Handikosit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 09:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

1 Marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocë.

Kryeministri dhe kabineti i tij priti përfaqësuesit ulur në karrocë, në shenjë solidariteti me ta.

Gjatë ditës, përfaqësuesit e Handikosit do të takohen edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat