Deputeti i LVV-së kërcënohet me sëpatë, arrestohet i dyshuari

Aktuale

Deputeti i LVV-së kërcënohet me sëpatë, arrestohet i dyshuari

Më: 14 mars 2023 Në ora: 15:16
Salih Zyba

Një 34-vjeçar me inicialet A.A. është arrestuar sot në Suharekë, pasi dyshohet se e ka kërcënuar me sëpatë një deputet të Kuvendit të Kosovës dhe një roje të Parkut Nacional në Suharekë.

Media me burimë raporton se ankuesi është deputeti i LVV-së Salih Zyba.

Zyba është kërcënuar në fshatin e tij Bukosh të komunës së Suharekës, pasi që i njëjti kishte hasur në dy persona duke bartur dru në mënyrë të jashtëligjshme.

Deputeti Zyba, e kishte raportuar vet rastin në Policinë e Kosovës.

Sipas, raportit të policisë deputeti Salih Zyba dhe roja i Parkut Nacional, janë kërcënuar me sopat, e më pas të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, njëri prej të dyshuarve A.A 34-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës, për të cilin ekziston dyshim i bazuar për kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat