Arben Gashi zbulon çfarë i tha Sabri Hamiti: Nuk muj me mendu kurrë që mua më vranë shqiptarët

Aktuale

Arben Gashi zbulon çfarë i tha Sabri Hamiti: Nuk muj me mendu kurrë që mua më vranë shqiptarët

Më: 17 prill 2023 Në ora: 21:48
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Duke folur në emisionin Pressing, ai ka thënë se njerëzit e LDK-së kanë qenë ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk ka pasur rivalitet në mes të LDK-së e UÇK-së.

Gashi shtoi se për vrasjet e pasluftës, LDK kërkon drejtësi, ndërsa ka cituar një bisedë me Sabri Hamitin i cili i kishte thënë se ata që po vrasin aktivistë të LDK-së “nuk mund të jenë shqiptarë”

“Po citoj Sabri Hamitin i cili më kishte thënë se nuk muj me mëndu kurrë se më vranë shqiptarët. Ata që po tentonin ta vrasin. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që e kanë vrarë Enver Malokun. E unë them se ata që i kanë bërë këto kanë pasur urdhër nga Serbia”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat