EULEX sot do t’i ndalë dritat për ta ndarë dhimbjen me familjarët e të zhdukurve në Kosovë

Aktuale

EULEX sot do t’i ndalë dritat për ta ndarë dhimbjen me familjarët e të zhdukurve në Kosovë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)  në selinë qendrore në do t’i ndalë dritat për pesë minuta në ora 20:30.

Kjo për ta ndarë dhimbjen dhe errësirën në të cilën janë duke jetuar familjarët e 1,621 personave të zhdukur tash e më shumë se 23 vjet.

EULEX-i do t’i bashkohet iniciativës së disa OJQ-ve të Kosovës dhe do t’i fikë dritat sonte në selinë qendrore të tij për pesë minuta në orën 20:30”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Sot është Dita e të Pagjeturve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat