ATK-ja ndryshon dokumentin për pajisjet elektronike fiskale për sektorin e taksive

Aktuale

ATK-ja ndryshon dokumentin për pajisjet elektronike fiskale për sektorin e taksive

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton tatimpaguesit se ka bërë disa plotësim ndryshime në dokumentin ”Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”.

Sipas ATK-së, këto ndryshime janë bërë në nenin “Kërkesat për Terminalin Tatimor (TT) – Transmetimi i të dhënave” dhe nenin “Sistemi Fiskal për sektorë të veçantë – TAXI”.

“ATK ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale, Plotësim / Ndryshim i Kërkesave Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale mund të bëheni Operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale/Sistemeve Fiskale (PEF/SF)”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij njoftimi, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara, se mund të aplikojnë që të bëhen Operator të autorizuar të PEF/SF, për një apo më shumë modele specifike, në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga ATK, për Autorizim si Operator Ekonomik me të drejtë shitje, instalimi dhe mirëmbajtje të PEF/SF.

“Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko: Kushtet administrative për autorizim. Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat