Abdixhiku: Nëse Kurti e ka brengë Serbinë, të merret me Martin Berishajn

Aktuale

Abdixhiku: Nëse Kurti e ka brengë Serbinë, të merret me Martin Berishajn

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:02
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kritikoi vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me licencën e Klan Kosovës, duke thënë se nëse kryeministri Kurti e ka brengë Serbinë, do të duhej të niste nga Martin Berishaj që siç tha, importon rrymë prej Serbisë dhe prej Nagip Krasniqit që ndërmjetëson këtë importim.

Ai shtoi se kreu i qeverisë do që të ndjellë frikë.

“Këtu thirrja ime është për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo shtëpi e në çdo lagje që të bëhen pjesë e këtij refuzimi, por edhe të jap edhe një paralajmërim edhe për qeverinë që kjo rrugë e zgjedhur nga regjimi totalitar që sulmon median, demokracinë dhe që sulmon aleatët tanë, na sjellë vetëm në një gjë – në përplasje qytetare”, deklaroi Abdixhiku, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se në këto 33 vjet përpjekjeje për liri, pavarësi e demokraci, fjala e lirë ka qenë pjesë esenciale e organizimit tonë.

“Ne kemi pasur demokraci edhe në pushtetet tjera që kanë qenë shumë më të rënda, e besa edhe më të rrezikshme, dhe s’ia kanë dal. Kjo është një betejë e humbur dhe për këtë ju them se LDK-ja do t’ju dalë në anë e ballë të regjimit totalitar”, përfundoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat