Shahini bën apel që bizneset të mos i ngrisin çmimet e produkteve

Aktuale

Shahini bën apel që bizneset të mos i ngrisin çmimet e produkteve

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:04
Agim Shahini

Para një jave Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë hyrjen e mallrave serbe.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini tha se pas këtij vendimi kanë bërë apel që bizneset në Kosovë të mos i rrisin çmimet e produkteve.

Shahini, tha se ende nuk është evidentuar asnjë produkt që i është rritur çmimi.

“Apeli jonë ka qenë që bizneset, distrubuterët e Kosovës të mos ta shfrytëzojnë situatën për t’i ngritur çmimet, por të jetë furnizimi alternativ, sepse ky është moment dhe nuk duhet të keqpërdoret. Deri në këto momente nuk kemi evidentuar ndonjë ngritje të çmimit ose shkelje të asnjë produkti, për shkak se janë ndalë importet nga Serbia. Ka alternativa tjera”, tha ai.

Kryetari i AKB-së, tha se pavarësisht probleme politike, ekonomia duhet të hapet.

“Dje, pas kërkesave tona është arritur të shtensionohet situata, i kemi bërë kërkesë edhe presidentit Vuçiq që t’i lirojë policët pa kushte në mënyrë që të lihet ekonomia, të zhvillohet, sepse njerëzit kur bëjnë biznes prioritet kanë fitimin. Ekonomia duhet të hapet pavarësisht problemeve politike, Ballkani Perëndimor është i ngarkuar me probleme politike, ku ndikon drejtpërdrejtë në përkeqësimin ekonomik”, tha ai.

Pikat kufitare me Serbinë janë bllokuar më 15 qershor pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë ndalesë e cilësoi si masë të sigurisë, dhe jo ekonomike apo tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat