Abdixhiku mbledh Kryesinë, diskuton për hapat e LDK-së pas situatës së krijuar

Aktuale

Abdixhiku mbledh Kryesinë, diskuton për hapat e LDK-së pas situatës së krijuar

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:37
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar “hapat e ardhshëm”, që do t’i ndërmarrin.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Si pasojë e zhvillimeve të fundit, pamjeve të shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Kosovës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur anëtarët e Kryesisë ku po diskutohet për hapat e LDK-së në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Dje në Kuvend ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat