​FSK dhe Ajoa me aktivitete të përbashkëta

Aktuale

​FSK dhe Ajoa me aktivitete të përbashkëta

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 18:27
​FSK dhe Ajoa

Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajoas, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA.

Pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Ajoa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ajoa-a, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet./Kp

“Ky ishte aktiviteti i radhës i cili thelloi edhe me tej bashkëpunimin ndërmjet dy njësive, e që do të vazhdojë me trajnime e aktivitetet tjera në të ardhmen”, ka njoftuar FSK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat