Mërgim Lushtaku kërkon që Kurtit, Haxhiut e Sveçlës t’u bëhet testi i drogës: LVV, lëvizje për shkatërrim e degjenerim

Aktuale

Mërgim Lushtaku kërkon që Kurtit, Haxhiut e Sveçlës t’u bëhet testi i drogës: LVV, lëvizje për shkatërrim e degjenerim

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:03
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet t’u bëhet testi i drogës kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Kjo pasi sipas Lushtakut të tre po bëjnë siç i ka quajtur ai “veprime të shfrenuara”.

“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim! Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë. Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë”, ka shkruar Lushtaku në një postim në “Facebook”.

Ky reagim I Lushtakut, erdhi pas arrestimit të asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci në Tiranë, pasi u kap me drogë të llojit ekstazi.

Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Mujeci, së bashku me katër persona të tjerë, Mithat Ramadani po ashtu banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të tre banues në Tiranë, dyshohet se kanë kaluar drogën nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Përpos tabletave të ekstazisë MDMA, Policia e Shtetit gjatë aksionit ka sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet si dhe 5 telefona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat