Haxhiu: S’kanë të ndalur veprimet kundërligjore në MSH, anulohet konkursi për drejtor të AKPM-së

Aktuale

Haxhiu: S’kanë të ndalur veprimet kundërligjore në MSH, anulohet konkursi për drejtor të AKPM-së

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:20
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se në Ministrinë e Shëndetësisë veprimet kundërligjore nuk kanë të ndalur.

Ai ka treguar se është anuluar konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së për arsye të shkeljeve ligjore.

“Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur. Anulohet konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së , arsyeja shkeljet ligjore. Duket se fatin e njejtë do ta ketë edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, i shpallur në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR , Neni 8.1. Funksionin e Inspektorit Shëndetësor ka të drejtë ta ushtroj, personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë – ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë pervojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore”, shprehet Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook.

Haxhiu shkruan se  njëjtë mund të anulohet edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, pasi këtë funksion mund ta ushtroj personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë përvojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore.

Deputeti i PDK-së tha se në konkursin e shpallur për këtë pozitë kërkesat e përgjithshme të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat