“Përpiluesi i listave të vdekjes”, familja Imeri shpërthen ndaj Milaim Zekës: Ja “bombat” e informatorit të UDB-së, kundër UÇK-së!

Aktuale

“Përpiluesi i listave të vdekjes”, familja Imeri shpërthen ndaj Milaim Zekës: Ja “bombat” e informatorit të UDB-së, kundër UÇK-së!

Nga: N. Sh. Më: 13 shtator 2023 Në ora: 22:03
Milaim Zeka

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar ndaj Milaim Zekës.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, familja Imeri, ka shpërthyer në akuza kundër ish-deputeti të Kosovës.

Familja Imeri e quajnë Zekën informator shumë vjeçar të UDB-së, dhe përpilues të listave të vdekjes, vrasjeve politike dhe gjithashtu listave të Hagës kundër UÇK-së.

Kjo familje tutje shkruajnë se, po të mos ishte kontributi i Zekës, vështirë që ‘krerët’ e UÇK-së do të ishin arrestuar.

Ja reagimi i ashpër:

-paska dal me 'bomba' fabrikanti, informatori shumë vjeçar i UDB-së, Kosit dhe Bies  M.Z...

- përpiluesi i listave të vdekjes, vrasjeve politike...(1998)

-perpiluesi i listave të Hagës kundër lidershipit të UÇK-së ne vitin 2015-16 ..

-po të mos ishte kontributi i M.Z per dhomat e specializuara të Hagës vështirë që 'kreret' e luftës do të ishin arrestuar..

-po të mos ishte kontributi i Milaim Zekës për dhomat e specializuara pas arrestimit të tyre ..

..  ata ndoshta do të mbroheshin në liri..

-arkivat e luftës që i ka bart M.Z drejt Hagës janë të rënda..

-dëshmitaret që ai i ka sjellë te dhomat e specializuara kanë dhënë kontributin jetik për ndriçimin e së vërtetës rreth krimeve të luftës dhe pas luftës ..

-fabrikanti i skenareve, shpifjeve të qëllimta tash po mundohet ta lajë veten nga 'mëkatet' 😀..

-ata e dinë të vërtetën dhe përpjkejet e tyre për shpifje vetëm sa ua rëndojnë barren...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat