Deputetja britanike për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit

Aktuale

Deputetja britanike për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:26
Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns

Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se i gjithë Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, është dislokuar në Kosovë, nën komandën e NATO-s, si pjesë e forcës së KFOR-it.

Këtë ajo shkruan se e konfirmon, Grant Shapps, sekretar i Shtetit për Mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes tjerash Kearns, shkruan se mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit.

”Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit të pasojave në Ballkan derisa @grantshapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it.

Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat