Kryetari i Sindikatës së Policisë, Hoti: Në gjysmë të muajit policët nuk e kanë asnjë cent në llogari

Aktuale

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Hoti: Në gjysmë të muajit policët nuk e kanë asnjë cent në llogari

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:29
Policia

Pavarësisht mungesës së deputetëve të pozitës, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, ka vendosur që të dëgjohen përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, para deputetëve të pranishëm në komision, ka listuar kërkesat e renditura në peticion, duke theksuar nevojën për sigurime shëndetësore dhe shtesat për rrezikshmëri.

Kurse, nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avni Hoti, ka thënë se përfaqëson të gjithë kolegët e tij.

“Dy ngjarjet e djeshme, njëra në parlament, e tjetra në konferencë për shtyp, më kanë shty me ardhur këtu sot. Dy tabore që luftojnë njëra tjetrën. Luftën kryesore, kauzën kryesore e kanë Policinë e Kosovës. Këta njerëz që sa vjet pas lufte nuk i zgjidhen problemet e policëve, as pozita e as opozita”, ka theksuar Hoti.

Ai i ka lutur deputetët që të mos bëhet kauzë, Policia e Kosovës.

“Nuk kemi tjetër partner social përveç Qeverisë së Kosovës. Me disa gjana po na dëmtoni, mos na përdorni. Lutje publike nga gjithë policët e Kosovës zgjidhni problemet tona. Kur një polic i Kosovës është gjetur i vrarë, në gjep i ka pasur vetëm 1.70 cent, të gjithë janë në kredi. Në gjysmë të muajit ata nuk e kanë asnjë cent në llogari. Me paga të vogla, pa shujta, pa shtesa të rrezikshmërisë e pa sigurime shëndetësore”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat