Përplasje të njëpasnjëshme në Komision – pozitë e opozitë me akuza për keqpërdorime e mosvotim të marrëveshjeve

Aktuale

Përplasje të njëpasnjëshme në Komision – pozitë e opozitë me akuza për keqpërdorime e mosvotim të marrëveshjeve

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputete të pozitës e opozitën janë përplasur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku ishte duke u shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për vitin 2022.

Përplasja erdhi pasi morri fjalën deputetja e VV-së Mirlinda Tishukaj-Sadiku, e cila duke i’u referuar shkeljeve të pakta të gjetura nga Auditorit për MAPL-në, tha se në të kaluarën është folur për shifra milionëshe, ndërsa tash tyre flitet për shkelje deri në 1 500 euro.

Është shumë mirë ministër që tani po flitet për 1 500 euro, më herët është folur me shifra 50 milionëshe”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami, duke i’u përgjigjur deputetes së VV-së, tha se ata mund të flasin edhe milionat që sipas saj, janë keqpërdorur edhe nga Qeveria Kurti.

Nuk e di për cilët milion e ki fjalën, por mos mendo që mundesh me ofenduar. Mundem me fol për cilën periudhë dush. Por nuk është e vërtetë që në këtë Qeveri nuk flitet për miliona, si të duash kthemëni të milion e Martin Berishës, ndërkaq kthehemi te milionat e Nagip Krasniqi, nëse do kthehemi te milionat e Ridvan Muharremit. E kemi një raport që po flasim me shifra të vogla që gjetjet janë të vogla”, tha ajo.

Deputet i VV-së, Halil Thaçi, tha se kryetarja e Komisionit është duke keqpërdor pozitës e saj.

“Kryetare mos e keqpërdorni detyrën, e keq përdore me emër e mbiemër të njerëzve. Mos e keqpërdor pozicionim që e ki”, tha ai.

Deputetja Sadiku tha se nuk ka ofenduar askënd.

“Unë nuk e di në cilën pjesë ju ofendova. Unë e bërë një konstatim që vazhdimisht e bëni edhe ju. Unë as nuk ceka emra, bëra një konstatim që kamë të drejtë. Janë 100 kallëzime penale nëpër Ministri që nuk kanë gjetur epilog”, tha ajo.

Në Komision pati edhe një përplasje tjetër, për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat nuk po kalojnë pasi dy partitë opozitare PDK e AAK, nuk po marrin pjesë në votim, si dhe për mos konstituimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, kjo ngase deputetët e VV-ja nuk po marrin pjesë në mbledhje.

Deputeti i VV-së Halil Thaçi, tha se kjo parti nuk do të marr pjesë në konstituimin e Komisionit derisa opozita të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ejani votoni marrëveshjet ndërkombëtare ne do të vijmë në Komisioni Hetimore. Ejani të enjten ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, e po ashtu të enjten e bëjmë edhe komisioni hetimor”, tha ai.

E deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, tha se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk do ta votojnë si parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat