Korrupsioni kryefjalë e Raportit të Progresit, MD thotë se e luftoi atë

Aktuale

Korrupsioni kryefjalë e Raportit të Progresit, MD thotë se e luftoi atë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:17
Ilustrim

Gati 100 herë është përmendur termi korrupsion, në raportin e progresit të këtij viti për Kosovën, që e nxorri një ditë më parë Komisioni Evropian.

Padyshim se mes fushash që vazhdon të jetë gati më problematikja, e vështirë për të gjetur progres vazhdon të jetë drejtësia.

Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, sundimi i ligjit, cështja e kryeprrokurorit, dhuna në familje, pagat e gjyqtarëve e prokurorëve janë vetëm disa prej atyre që i cek ky raport si shqetësuese.

Pavarsisht këtyre gjetjeve në Ministrinë e Drejtësisë po vlersojnë se ky dikaster ka arritur progres në kompetencat e tij. Por fajtorin për mosluftim të korrupsionit e gjejnë diku tjetër.

“Me sa e pashë aty, kritikat më të mëdha hudhen në sistemin Prokurorial, pastaj disa për sistemin gjyqësor, mirpo vlen të përmendet që Ministria e Drejtësisë, qysh nga fillimi i mandatit por edhe këtë vit, ka trajtu me prioritet luftën antikorrupsion, dhe brenda mandatit tonë kemi ndërmarrë disa veprime, që realisht konsideroj se kanë fillu ti japin rezultatet e para”, ka thënë Genc Nimoni, shef i kabinetit të MD-së.

Institutit të Kosovës për drejtësi, kritikojnë MD-në se kur ka ngritje merr meritat, ndërka për kritika nuk merr përgjegjësitë.

“Nëse i japim një notë këtij raporti nga 1 në 5, Kosova ende është tek 1-shi, dhe po e ka shumë të vështirë të kalojë tek nota 2. …Fatkeqsisht evidentohet se në Kosovë ka akoma korrupsion zyrtar, akoma mungon vullneti politik për ta luftuar korrupsionin,po ashtu për disa vite me radhë I njejti raport e potencon se si dhe prokurorët kanë probleme serioze në trajtimin e rasteve të korrupsionit, mungesë profesionalizmi, anshmëri“, ka thënë Ehat Miftaraj nga Institucioni për Drejtësi.

Raporti për vendin i Komisionit Evropian ka kritikuar edhe mos emërimin e e Kordinatorit për dhunë në familje e cila kishte mbetur vakant prej shtatorit të 2022-tës, pozitë e cila u plotësua dy ditë më parë nga Kryeministri Kurti duke e emëruar ministren Albulena Haxhiu në këtë pozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat