​Sveçla në Ankara diskuton për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi në siguri

Aktuale

​Sveçla në Ankara diskuton për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi në siguri

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:26
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është pritur sot në takim në Ankara nga homologu i tij turk Ali Yerlikaya, me të cilin ka diskutuar mbi sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla shkruan se Kosova që nga shpallja e pavarësisë e tutje ka gëzuar përkrahjen e Turqisë e veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.

“Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për marrëdhënien e shkëlqyeshme si dhe diskutuam sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse”, shkruan Sveçla.

Ai ka shprehur interesimin që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të shtrihet edhe në ekspertizat specifike, të cilat do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat