Gërvalla në “Ulpiana Forum” flet për angazhimin e diasporës

Aktuale

Gërvalla në “Ulpiana Forum” flet për angazhimin e diasporës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 00:36
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur në Forumin e Ulpianës për angazhimin e diasporës, zhvillimin dhe diplomacinë.

Në platformën X, ajo ka thënë se thelbi i ambicies qeveritare është që të zyrtarizohen hapat institucionalë kuptimplotë për angazhimin e diasporës.

“Ulpiana Forum kërkon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet angazhimit të diasporës, zhvillimit dhe diplomacisë.

Thelbi i ambicies sonë është të zyrtarizojmë hapat institucionalë, informues dhe zbatues për të na ndihmuar në krijimin e një kulture kuptimplote të angazhimit të diasporës”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat