‘Fluturoi disa metra”, dëshmitaret tregojnë si e goditi vetura këmbësorin te ‘EULEX-i’

Aktuale

‘Fluturoi disa metra”, dëshmitaret tregojnë si e goditi vetura këmbësorin te ‘EULEX-i’

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 12:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person i gjinisë femërore është goditur me veturë afër objektit të EULEX-T në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Media ka siguruar disa fotografi ku një person shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa disa persona të tjerë përpiqen t’i dalin në ndihmë.

Një dëshmitar i rastit ka treguar për gazeta10, se nga goditja e veturës, këmbësori ka ‘fluturuar’ disa metra.

Sipas dëshmitarëve gjendja e këmbësorit ka qenë e rënduar.  

Në vend të ngjarjes ka dalë ambulanca dhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat