Grabitja e armatosur në Suharekë, Sindikata e Policisë: Gjendja e dy policëve stabile, jashtë rrezikut për jetë

Aktuale

Grabitja e armatosur në Suharekë, Sindikata e Policisë: Gjendja e dy policëve stabile, jashtë rrezikut për jetë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjendja e dy policëve të përfshirë në rastin e djeshëm në Suharekë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Në reagimin e tyre kërkojnë nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të veprës.

Reagimi i plotë:

Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënuar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri.

Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.

Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e trgojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat