Sot në Prishtinë mbahet marshi `Stop Femicidit`

Aktuale

Sot në Prishtinë mbahet marshi `Stop Femicidit`

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Artpolis organizon në sheshin `Zahir Pajaziti", marshin “Stop Femicidit! BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”.

"Vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund! Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private", thuhet në njoftimin e Artpolis.

Femicidi është urgjencë kombëtare vlerëson Artpolis.

"Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin", thuhet në njoftimin e Artpolis.

Ndaj, më 7 dhjetor, 2023 nga ora 12:00 , Artpolis fton të marshohet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të kundërshtuar shtypjen e vrasjen e grave nën moton “Stop Femicidit! #BollMa”, së cilës i paraprin performanca artistike “Hope Bubble” krijuar nga Donikë Ahmeti.  

"Vrasja e Liridona Ademajt ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal. Nëse ndokush deri më tash ka pasur dyshime se femicidi nuk ekziston në Kosovë, vrasja e Liridona Ademajt është rast puro femicid: planifikim, organizim, ekzekutim", thuhet në njoftimin e Artpolis.

"Është momenti i fundit t’i japim fund femicidit. Është momenti i fundit të sjellim drejtësi, e barazi gjinore. Është momenti i fundit t’i japim fund patriarkatit, e bashkë me të edhe shtypjes. Që të mos ketë Liridona të tjera, viktima të femicidit",thuhet në njoftimin e Artpolis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat