Vëllai i Haxhi Shalës: Këto arrestime janë të paligjshme, po flitet që kanë me ekstradu

Aktuale

Vëllai i Haxhi Shalës: Këto arrestime janë të paligjshme, po flitet që kanë me ekstradu

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Avni Shala

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është duke intervistuar në zyret e EULEX-it, i ndaluar nga Gjykata Speciale.

Avni Shala- vellai i Haxhi Shales tha se EULEX ishte në shtëpinë e tyre në orën 07:00, por që sipas tyre nuk kanë marrë asgjë.

Ai tha se Shala është arrestuar, por sipas tij, ai pritet që të ekstradohet.

“Arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ne nuk kemi ditë asgjë. Unë kam shku në punë, me kanë lajmru më vonë familja, thanë që janë ardh e kanë marrë policia…Arsyeje po thonë që është pengimi i drejtësisë, diçka tjetër nuk ka. Forca të shumta të EULEX-it ka pas, por nuk kanë marrë asgjë, nuk është bastise hale kurgjo. Ka zgjatë 30 minuta.

Nuk është lejuar që të komunikojmë më ta hiq, ia kanë marrë me telefon me krejtë. Kom fol me vëlla edhe djalë të vllait, ai për momentin është arrestuar, po flitet që kanë me ekstradu. Këto arrestime janë të paligjshme edhe kjo gjykatë, me arrestu njerëz që kanë dhënë kontribut për vendin e vet është e paarsyeshme. Telefoni i është konfisku, drejtësisë nuk i ik, i është përgjigjur drejtësisë. Telefoni verës i është marrë”, ka deklarua ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat