“Burim krenarie”, Osmani viziton mjekët dhe policët në ditën e fundit të vitit

Aktuale

“Burim krenarie”, Osmani viziton mjekët dhe policët në ditën e fundit të vitit

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 16:27
Foto nga vizita

Presidentja Vjosa Osmani e ka vizituar QKUK-në dhe stacionin qendror të Policisë së Kosovës në ditën e fundit të vitit.

Osmani ndau disa fotografi në Facebook nga këto vizita, duke shkruar se mjekët dhe policët janë “burim krenarie” për Kosovën.

“Në prag të Vitit të Ri, vizituam Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, si dhe Stacionin Policor Qendër.

Përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë burim krenarie për Republikën tonë”, shkroi Osmani.

“Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurtë çdo ditë të vitit”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat