“Si u mashtrua Hashim Thaçi”, Naim Miftari ‘zbulon’ kush e shantazhoi Thaçin, pse e lidhë me vrasjen e Adem Jasharit?

Aktuale

“Si u mashtrua Hashim Thaçi”, Naim Miftari ‘zbulon’ kush e shantazhoi Thaçin, pse e lidhë me vrasjen e Adem Jasharit?

Nga: N. Sh. Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:24
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar pyetjen e kryediplomates gjermane, Annalena Bearboc, e cila e ka pyetur Ivica Daçiqin se si është mashtruar Hashim Thaçi për të nënshkruar marrëveshje.

Këto detaje i ka thënë vet Daçiqi, i cili ka treguar rreth kësaj pyetje të kryediplomates gjermane, e cila ka thënë tutje se asnjë kryeministër shqiptar nuk do të zbatojë atë marrëveshje.

Në lidhje me këtë, Naim Miftari shprehet se Thaçi është shantazhuar nga Daçiqi me dosjet dhe inçizimet e UDB-së për vëllain e tij Gani Thaçin.

Por, Miftari tutje flet edhe për vrasjen e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe disa komandantëe në Drenicë, për të cilët thotë se janë spiunuar dhe eleminuar.

Postimi i plotë:

Si e mashtruat Thaçin të nënshkruante:.

Pyetja që Daçiq thotë se ia bëri kryediplomatja gjermane Annalena Baerboc.!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka nxjerr detaje nga një bisedë me homologen gjermane, Annalena Baerbock lidhur me marrëveshjet Prishtinë-Beograd.

“Ajo më ka pyetur ‘se si e keni mashtruar Hashim Thaçin që ta nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit?’, sepse siç thotë ajo, nuk ka kryeministër shqiptar që do ta zbatojë atë marrëveshje”, është shprehur Daçiq.!

Unë Naim Miftari ish epror i UÇK/ ZKZ, e them me siguri të plotë dhe përgjegjësi edhe morale dhe ligjore se Hashim Thaçi ishte shantazhuar nga Ivica Daçiqi me dosjet dhe inçizimet e UDB-së të Gani Thaçit dhe dy informatorëve tjerë + 2  rreth spiunimit dhe eleminimit të Adem Jasharit dhe komandantëve krysor të UÇK-së në Kosovë dhe Drenicë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat