Vranica thotë se bizneset s’morën masa me kohë për të ndalë ikjen e punëtorëve

Aktuale

Vranica thotë se bizneset s’morën masa me kohë për të ndalë ikjen e punëtorëve

Më: 10 janar 2024 Në ora: 22:48
Arian Vranica

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka thënë se ky sektor që nga koha e pandemisë është përballë më vështirësi.

Ai ka thënë se bizneset janë të shqetësuar për ikjen e punëtorëve, pas liberalizimit të vizave.

I pyetur se a kanë marrë masa bizneset për të ndalë ikjen e punëtorëve duke u ofruar kushte më të mira, ai ka thënë se kohët e fundit kanë filluar disa masa, por që sipas tij, kjo është e vonë.

Mendoj që vonë bizneset kanë fillu me marrë masa për ikjen e punëtorëve. Para një kohe kemi pas një situatë ku kemi pas më shumë kërkues për punë, tash e shohim se ka një tendencë për me i përmirësuar shërbimet ndaj punëtorëve, duke përfshirë edhe sigurimet shendëtsore. Por mendoj se është vonë për me fitu besimin e punëtorëve”, tha Vranica.

Ndryshe numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë lëshuar vendin duke siguruar viza pune në vendet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat