Hoti: Masakra e Reçakut ka qenë një këmbanë për gjithë botën demokratike

Aktuale

Hoti: Masakra e Reçakut ka qenë një këmbanë për gjithë botën demokratike

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:29
Avdallah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se sot është ditë e trishtë për të gjithë popullin tonë.

Ai, po ashtu ka thënë se sot përkujtojmë të rënët në një nga masakrat më të rënda të përjetuara për popullin, dhe se sot bëhen 25 vjet nga Masakra e Reçakut.

“Masakra e Reçakut ka qenë një këmbanë për të gjithë botën demokratike dhe ka mobilizuar ata që të rreshtohen krah popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Lavdi për martirët e rënë!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat