Haradinaj bëhet bashkë për zgjedhje me këtë parti politike, sot e zyrtarizojnë koalicionin

Aktuale

Haradinaj bëhet bashkë për zgjedhje me këtë parti politike, sot e zyrtarizojnë koalicionin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:10
Ramush Haradinaj

Dy ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të bëhen bashkë përsëri pas 25 vitesh. Megjithatë këtë herë, Haradinaj e Limaj do t’i bashkojnë forcat e tyre politike në një koalicion të përbashkët.

Burime të medias brenda partisë që drejton Haradinaj kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për bashkëpunim në mes të AAK-së dhe NISMA-s së Famtir Limajt.

Siç ka konfirmuar ky burim, zyrtarizmi i koalicionit do të bëhet sot gjatë ditës.

Arritja e kësaj marrëveshje politike vjen kur tashmë Kosova ka hyrë pothuajse në një vit zgjedhor dhe kur gjithandej nëpër studio televizive flitet për zgjedhjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat