Mushkolaj ironizon me barazimin e Kurtit në shah: Çmendet militanti, Albini ka veç fitore

Aktuale

Mushkolaj ironizon me barazimin e Kurtit në shah: Çmendet militanti, Albini ka veç fitore

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:09
Imer Mushkolaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje gjatë një vizite në një shkollë në Podujevë zhvilloi një lojë shahu, në të cilën doli barazim.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në Facebook:

“Në shkollën "Xheladin Rekaliu" në Podujevë, sot teksa promovuam programin qeveritar "Sport në Shkolla" të përqendruar në basketboll dhe shah, ndeshja ime me Kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima përfundoi me remi. Këtu mund t'i ndiqni potezat e këtij barazimi: e4-c5, Kf3-d6, d4-cd4, Kd4-Kf6, Kc3-Kc6, Fb5-Fd7 ,0-0-e5, Kc6-bc6, Fc4-Fe7, f4-0-0, fe5-de5, Fg5-h6, Fh4-Db6+, Kh1-Db2, Dd2-Tad8, Tb1-Da3, Ff6-Ff6, Tf6-gf6, Dh6-Dc3, Dg6+-Kh8, Dh6+-Kg8, 1/2:1/2.”

Ndaj kësaj me ironi ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se “është çmendur militanti, pasi Kurti ka vetëm fitore”.

“Barazim? "Çmendet" militanti: Kurti ka veç fitore!” – ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat