Rasti i Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, familja jep besë një muaj për dorasin

Aktuale

Rasti i Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, familja jep besë një muaj për dorasin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:38
Familja e 18-vjeçarit të vrarë Lulzim Fejzullahu

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e 18-vjeçarit të vrarë Lulzim Fejzullahu, i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht më 14 janar 2024 në Podujevë rreth orës 13:00. Sipas raportit policor, ai fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas ishte dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë mbrëmë me një komunikatë për media duke njoftuar për hetimin preliminar që kanë filluar për rastin e vrasjes së 18 vjeçarit nga Podujeva L.F, hetim ky I filluar sidomos pas shqetësimeve të ngritura në opinion pas mënyrës së si ishte raportuar ky incident në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kryeshefi i IKP, siç njoftohet në komunikatë, ka caktuar një grup hetimor të cilët për pesë ditë janë angazhuar për grumbullim të informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat