Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

Aktuale

Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Tre ditë pas vendimit të Komisionit të Pavarur për Media për rikthimin e kanaleve sportive të "Arena Sport", Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim ka thirrur për raportim KPM-në.

Deputeti nga radhët e Vetvendosjes, Nijazi Isaku, ka kërkuar shkarkimin e Komisionit të Pavarur për Media për shkak të vendimit për rikthimin e kanaleve të "Arena Sport " në Artmotion dhe operatorë të tjerë.

Ai tha se tha se këto kanale ishin të ndaluara për transmetim për shkak të transmetimit të mesazheve ku kërcnohet Kosova dhe sot transmetimi i tyre në Kosovë është i papranueshëm.

Isaku përmendi edhe ndalimin e transmetimin të mediave serbe në ditën e djeshme në fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, kryetari KPM-së, Jeton Mehmeti tha se kemi shfuqizuar vendimin për transmetimin e “Arena Sport” për shkak se kemi garancion që një gjë e tillë nuk do të përseritet nga të njëjtit. Si aryse tjetër është edhe kërkesa e vazhdueshme e qytetarëve për të pasur të transmetueshme kanalet e “Arena Sport”.

Mehmeti tha se KPM- ja ka marrë këtë vendim duke u bazuar në rregullore të cilat janë përmbushur.

Mehmeti theksoi se nëse ndodh ndonjë mospërmbushje e rregullave nga ana e transmetuesve të “Arena Sport”, do të përfundojnë nga pezullimi në mbyllje përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat