Mushkolaj: Mashtrimi publik i deputetit “paushall” të PDK-së!

Aktuale

Mushkolaj: Mashtrimi publik i deputetit “paushall” të PDK-së!

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 23:56
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar deputetit të PDK-së, Hisen Berisha për një letër që e ka lëshuar Seriba në kufi për kosovarët, që sipas Berishës “paska qenë në fakt pasaportë dhe se në të Serbia e paska vendosë vulën katrore të pikës kufitare”.

Mushkolaj këtë e quan mashtrim publik, duke publikuar edhe letrën, dhe duke thënë se në atë Beogradi në atë letër e ka vendosur vetëm vulën e MPB të Serbisë - asnjëherë vulë tjetër.

Postimi i plotë:

Ky deputeti paushall i PDK'së, Hisen Berisha, tha n'RTK se heqja e kësaj letrës së bardhë, të cilën e lëshojke Serbia n'kufi për kosovarët, e paska dëmtu Kosovën. Sipas tij, kjo letër paska qenë në fakt pasaportë dhe se në të Serbia e paska vendosë vulën katrore të pikës kufitare. Mashtrim publik. Beogradi në atë letër e ka vendosur vetëm vulën e MPB të Serbisë - asnjëherë vulë tjetër. Nejse, tha edhe plot budallaqe tjera. Deputetët si ky janë aleatët më të mëdhenj të Albin Kurtit.

Image
Letra e publikuar nga analisti Imer Mushkolaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat