Deklarata e fortë e O’Brien për vendimin e dinarit nga qeveria Kurti, ja si e komenton Milazim Krasniqi

Aktuale

Deklarata e fortë e O’Brien për vendimin e dinarit nga qeveria Kurti, ja si e komenton Milazim Krasniqi

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 08:35
James O’Brien dhe Albin Kurti

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha në një intervistë televizive, se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, O’Brien u shpreh se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Për këtë ka reaguar edhe analisti, themeluesi i LDK-së Milazim Krasniqi, i cili thotë se deklarata e O’Brien paraqet një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë Kurti.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”. Kjo deklaratë e fortë e ndihmëssekretarit amerikan, O. Brajan, paraqet një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë Kurti. Deri sot i kanë toleruar veprimet e pakoordinuara të qeverisë Kurti. Mbase me shpresë se do të transformohej në partner. Me gjasë ka qenë shpresë e vagullt. Megjithatë, mbetet të shihet a e transformon presioni serioz Kurtin në partner, apo bëhet e pakthyeshme linja e tij e konfrontimit me SHBA-në. Deri sot linja e tij kryesore ka qenë konfrontimi, me disa tërheqje taktike. Pas qëndrimit të fortë të O’Brajanit do të ketë më shumë qartësi. Do të shihet se a do të vazhdojnë SHBA të kenë edhe më tutje iluzione për “transformimin e kundërshtarit”, apo do ta “transformojnë” vetë, në mënyrën si ata mund ta bëjnë, kur nuk u mbetet zgjidhje e mirë", thotë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat