Fillon ri-dislokimi i pjesëtarëve të EULEX-it

Aktuale

Fillon ri-dislokimi i pjesëtarëve të EULEX-it

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:56
EULEX

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ka njoftuar sot se pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë filluar sot ri-dislokimin në vendet e tyre.

Sipas njoftimit, janë 20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe 5 xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca, të cilët u larguan sot nga Kosova, ndërsa 24 karabinierë nga Italia do të nisen më 17 shkurt.

“Faleminderit Francë, Itali dhe Lituani!”, thuhet në njoftim.

Postimi:

Pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë filluar sot ri-dislokimin në vendet e tyre.

Oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca u larguan sot nga Kosova, ndërsa karabinierë nga Italia do të nisen më 17 shkurt.

Faleminderit Francë, Itali dhe Lituani!

Faleminderit European Gendarmerie Force!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat