Lirohet personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Aktuale

Lirohet personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Ditën e sotme është goditur nga një veturë Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.

Ndërsa personi i dyshuar për rastin është liruar pas intervistimit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.

Sipas Bytyqit, viktima është goditur nga vetura derisa po kalonte rrugën, ku ka marrë lëndime të rënda.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, deri te  aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt, pra nuk është ndaluar”.

Gjendja e Hajrush Behlulit është stabile. Kështu ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për Gazetën Insajderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat