Ky është polici që u korruptua me 1000 euro kesh

Aktuale

Ky është polici që u korruptua me 1000 euro kesh

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë njoftuar se të premtën është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

Burimet e indeksionline, pohojnë se bëhet fjalë për Tush Gjini nga komuna e Gjakovës, i cili ishte polic i komunikacionit.

Ai dyshohet se është korruptuar me 1000 euro kesh, për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve.

Image
Tush Gjini

“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja ka iniciuar procedurë penale edhe ndaj një ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën  penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) dhe “Deklarim i  rremë” .

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat