Osmani: Forumi i Grave, Paqes dhe Sigurisë po rikthehet më 15 prill

Aktuale

Osmani: Forumi i Grave, Paqes dhe Sigurisë po rikthehet më 15 prill

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 10:25
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Forumi i Grave, Paqes dhe Sigurisë do të rikthehet dhe do të mbahet më 15-16 prill në Prishtinë.

Ky forum hap dyert për pjesëmarrësit nga e gjithë bota me qëllim që të adresohen çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe vajzave në mbarë botën.

Presidentja Osmani ka ndarë këtë njoftim në platformën X, dhe sipas saj, forumi do të ofrojë një platformë për diskutime dhe veprime lidhur me çështjet e grave dhe vajzave, duke adresuar sfidat dhe duke promovuar paqen dhe sigurinë.

“Forumi i Grave, Paqes dhe Sigurisë po rikthehet! Më 15-16 Prill 2024, Prishtina do të hapë dyert e saj për pjesëmarrësit nga e gjithë bota për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe vajzave në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat