“EULEX arrestoi Sami Lushtakun në Emerald”, reagon Milazim Krasniqi

Aktuale

“EULEX arrestoi Sami Lushtakun në Emerald”, reagon Milazim Krasniqi

Më: 9 mars 2024 Në ora: 08:26
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar aksionet e fundit të Prokurorit të Specializuar ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

Duke reaguar ndaj ndalimit të mbrëmshëm të ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushatku, ai ka bërë me dije përndjekja e njerëzve të UÇK-së 25 vite pas mbarimit të luftës është duke kaluar çdo kufi logjik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të marrin qëndrim ndaj këtyre veprimeve.

“Eksplodimet ndodhin në Zveçan, ndërsa EULEX arreston Sami Lushtakun në Emerald. 25 vite pas mbarimit të luftës, këto arrestime arbitrare kanë kaluar çdo kufi logjik, janë shndërruar në përndjekje sistematike ndaj ish luftëtareve shqiptarë. Institucionet tona shtetërore duhet të marrin qëndrim të qartë ndaj kësaj përndjekjeje e të mos fshihen pas deklaratash me dykuptimësi”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat